Ukraina vendosi të martën sanksione ndaj grupit më të madh rus të internetit Yandex dhe disa kompanive tjera të njohura të internetit, me arsyen se donte të mbrohej nga sulmet kibernetike.
Kremlini ka kërcënuar se do të hakmerret.
Kufizimet kanë ngrirë të gjitha pasuritë që kanë bizneset ruse brenda Ukrainës. Megjithatë, faqet e internetit të menaxhuara nga këto firma sot ishin ende të aksesueshme në Kiev.
Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes i qeverisë ukrainase tha në një deklaratë se sanksionet u ndërmorën pjesërisht si mbrojtje ndaj kompanive “aktivitetet e të cilave kërcënojnë informacionin dhe sigurinë kibernetike të vendit”.
Kompanitë në fjalë i shtohen një numri prej më shumë se 400 firmash ruse të përfshira në listën e zezë nga Kievi që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe kryengritja separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje