Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se ka “unanimitet të plotë” me liderët evropianë lidhur me grumbullimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën, raporton BBC.
Presidenti Biden zhvilloi një video-telefonatë me aleatët evropianë të hënën, ndërsa fuqitë perëndimore synojnë një strategji të përbashkët kundër agresionit rus, transmeton arbresh.info.
“Kam pasur një takim shumë, shumë, shumë të mirë – unanimitet total me të gjithë liderët evropianë,” tha zoti Biden më pas.
Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar Rusinë për sanksione “të shpejta” dhe “të pashembullta” nëse ndodh një inkursion.
Rusia mohon planet për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se grumbullon rreth 100,000 ushtarë.
Përveç Presidentit Biden, video-telefonata e së hënës përfshinte kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin e Italisë Mario Draghi, presidentin polak Andrzej Duda dhe shefin e NATO-s Jens Stoltenberg.
Udhëheqësit e BE-së Ursula von der Leyen dhe Charles Michel gjithashtu telefonuan./arbresh.info/
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë