Forcat ruse po luftojnë në periferi të qytetit ukrainas të Avdijivkës, që gjendet në vijën e frontit. Po ashtu, forcat ruse po tentojnë të marrin kontrollin e një fabrike strategjike pranë këtij qyteti, tha ushtria ukrainase.
Forcat e Moskës në rajonin jugor të Hersonit, ndërkaq kanë granatuar një fshat që është rimarrë nga forcat ukrainase një vit më parë.
Avdijivka, qendër industriale në rajonin lindor të Donjeckut, për një kohë të gjatë është simbol i rezistencës ukrainase, pasi për një kohë të shkurtër ishte marrë nën kontrollin e forcave pro-ruse më 2014.
“[Forcat ruse] jo vetëm që po luftojnë të marrin nën kontroll fabrikën, por nuk kanë hequr dorë nga tentimi për të kontrolluar Avdijivkën”, tha për median shtetërore, Oleksandr Shtupun, zëdhënës i ushtrisë ukrainase.
Ai tha se forcat ukrainase po zmbrapsin sulmet ruse në fabrikën e madhe të kimikateve dhe se ndërtesa e kësaj fabrike ishte nën kontroll.
Ai shtoi se forcat ruse vazhdimisht po shënjestrojnë Avdijivkën me artileri dhe me avionë luftarakë, duke theksuar se bombardimet gjatë të enjtes mbrëma vranë dy civilë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më herët gjatë javës e përshkroi Avdijivkën si një prej zonave “më të nxehta” në fushëbetejë.
Avdijivka është shkatërruar pothuajse krejtësisht gjatë nëntë vjetësh luftime. Pavarësisht luftimeve, afër 1.500 nga 30.000 banorë sa ishin para luftës, vazhdojnë të jetojnë në këtë qytet./rel
Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës lajm...
FIFA ndan shifër rekord për fituesin e Botërorit 2026, ulen ...
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...