Shefi ushtarak i rajonit ukrainas të Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se 436 trupa, përfshirë 30 me shenja të torturës, u zhvarrosën nga një varrezë masive pranë qytetit lindor të Izjumit.
Forcat ukrainase së fundi kanë rimarrë kontrollin e Izjumit.
Synyehubov tha më 23 shtator se shumica e trupave kishin shenja të vdekjes së dhunshme.
“Disa trupa kishin litar përreth qafës, duar të lidhura, gjymtyrë të thyera dhe kishin edhe shenja të djegies. Disa burrave u ishin prerë organet gjenitale. Të gjitha këto janë tregues të torturës që pushtuesi ka kryer ndaj banorëve të Izjumit. Shumica e trupave ishin të civilëve, 21 të personelit ushtarak”, shkroi Synyehubov në rrjetin social Telegram.
Ai po ashtu tha se të paktën tri varreza të tjera masive janë zbuluar në Izjum, dhe të tjera në rajonin e Hersonit, duke shtuar se operacionet për këtë çështje ende po vazhdojnë.
Zbulimi i varrezës masive dhe dëshmive të torturës në Izjum, disa ditë pasi kontrolli i këtij qyteti u mor nga forcat ruse pas ofensivës së suksesshme të Ukrainës, kanë tronditur ukrainasit dhe komunitetin ndërkombëtar.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se këto zbulime janë dëshmi e krimeve të luftës.
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në fund të shkurtit, Rusia ka mohuar se shënjestron civilët dhe pretendimet se forcat e saj po kryejnë krime lufte, i ka quajtur shpifje./rel/
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës