Qeveria ukrainase ka thënë se ka kryer një shkëmbim të burgosurish me Moskën, me 12 ushtarë ukrainas dhe 14 civilë që u kthyen në shtëpi pas lirimit të tyre nga forcat ruse.
“Me urdhër të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, sot u bë shkëmbimi i tretë i të burgosurve. Dymbëdhjetë nga ushtarakët tanë po kthehen në shtëpi, duke përfshirë një oficere femër,”, ka deklaruar zv.kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, përmes Telegramit, transmeton portal arbresh.info
Në mesin e civilëve të liruar ishin edhe nëntë gra, ndërsa nuk janë dhënë detaje se sa rusë janë liruar.
Më 1 mars, ushtria ukrainase tha se një shkëmbim të burgosurish ishte kryer me Rusinë për herë të parë që kur Moska filloi një sulm ushtarak në shkallë të plotë kundër Ukrainës më 24 shkurt./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...