Ukraina shpreson të marrë ftesën për anëtarësim në NATO në fillim të kësaj vere.
Kështu tha kryetari i parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk.
“Ne presim që Ukraina të marrë një ftesë në samitin e Vilniusit dhe të nisë rrugën e saj në aleancë”, i tha Stefanchuk televizionit ukrainas më 19 shkurt.
Samiti i ardshëm i NATO-s është planifikuar të mbahet më 11-12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.
Më 30 shtator të vitit të kaluar, Ukraina ka dorëzuar kërkesën për aplikim për anëtarësim në NATO përmes procedurës së përshpejtuar.
Në ditën e aplikimit, sekretarit i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kur u pyet për ofertën e Ukrainës në NATO tha se “çdo demokraci në Evropë ka të drejtë të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe aleatët e NATO-s e respektojnë këtë të drejtë. Dhe, ne kemi deklaruar vazhdimisht se dera e NATO-s mbetet e hapur”.
Disa ditë pas, nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, por ende është larg konsensusi i 30 vendeve (ose 32 kur Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në Aleanc)./rel
Banorët e Hajvalisë prej ditësh me ndërprerje të rrymës, ank...
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...