Trenat që po evakuonin banorët nga Ukraina lindore u bllokuan sot, pasi linja e vetme hekurudhore që kishte mbetur nën kontrollin e Kievit u bombardua, tha drejtori i Hekurudhës në Ukrainë, Oleksandr Kamyshin.
“Armiku kreu sulme ajrore pranë stacionit Barvenkovo, në linjën Donetsk. Është e vetmja rrugëdalje, me tren, nga qytete të tilla si Slovyansk, Kramatorsk dhe Liman, i cili kontrollohet nga Ukraina”, shkruan drejtori në Telegram.
Russian air strike has cut off the only Ukraine controlled rail route from Sloviansk, Kramatorsk – halting evacuations from Donbas by rail.
— alex thomson (@alextomo) April 7, 2022
Kjo linjë është sot një ” vijë mbijetese për dhjetëra mijëra bashkëqytetarë tanë,” shtoi ai.
Sipas Kamisin, tre trena janë bllokuar në Sloviansk dhe Kramatorsk.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...