Ushtria e Ukrainës ka pranuar se është tërhequr nga pjesë të qytezës kyçe të Çasiv Jarit në rajonin lindor të Donjeckut, përderisa autoritetet thanë se një person u vra nga sulmet në një ndërtesë të gazit në rajonin e Potltavës.
Një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Ukrainës konfirmoi pretendimet e mëhershme të Moskës, duke specifikuar se trupat ruse tani kanë nën kontroll qarkun Kanal në Çasiv Jarit.
“Zmbrapsja e mbrojtur është miratuar nga komandanti i ushtrisë”, tha zëdhënësi.
Çasiv Jari ka qenë skenë e luftimeve intensive mes forcave ukrainase dhe atyre ruse që nga muaji prill.
Kjo qytezë shërben si qendër logjistike për forcat ukrainase, të cilat po përballen me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurtin e vitit 2022./rel/
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...