Ukrainasit kanë reaguar ndaj fjalimit të Presidentit Volodymyr Zelensky në samitin e G20 duke mbështetur deklaratat e tij.
Oleksiy Goncharenko, një deputet ukrainas tha për BBC-në: “Ukraina dëshiron paqen dhe ne duam paqen më shumë se çdo komb tjetër në botë sot, sepse ne po vuajmë nga kjo luftë e tmerrshme”.
Ai shtoi se do të duhej të kishte një paqe të qëndrueshme në mënyrë që bota të mos “shndërrohej në një xhungël me një grabitqar që gjuan kombet paqësore”.
Ukraina mund të mbështetet ende tek vendet perëndimore, veçanërisht të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.
Por samiti i G20 ka theksuar gjithashtu presionin nga vendet e tjera, veçanërisht Indisë dhe Indonezisë, që negociatat të ndodhin sa më shpejt të jetë e mundur. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...