Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina nisi një sulm me dron në njërën nga rezidencat e presidentit Vladimir Putin dhe akuzoi Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot (UAV) me rreze të gjatë veprimi në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë, raporton BBC.
Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar.
Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, që synojnë t’i japin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...
100 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë
Ter Stegen nën “radarin” e Gironas