Ukraina ka pranuar një ngarkesë me sisteme raketore anti-ajrore Stinger dhe municione nga Lituania, tha ministria e mbrojtjes në Kiev.
Më herët të dielën, dy aeroplanë të tjerë dërguan rreth 180 tonë municione nga Shtetet e Bashkuara, tha ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, shkruan Reuters transmeton arbresh.info
Ukraina kishte marrë deri më tani pothuajse 1,500 ton municione të dorëzuara në 17 fluturime, tha ai në Twitter.
Zyrtarët ushtarakë thonë se Ukraina ka forcuar ndjeshëm forcat e saj të armatosura me ndihmën e aleatëve, duke pajisur ushtrinë, në veçanti, me sisteme antitanke amerikane dhe britanike dhe drone turke.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët vlerësojnë se Rusia mund të pushtojë Ukrainën në çdo moment.
Por Rusia, e cila ka më shumë se 100,000 trupa të grumbulluara pranë Ukrainës, mohon të ketë ndonjë plan të tillë. /arbresh.info/
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...
Hekuran Gashi falënderon mbështetësit dhe fton qytetarët të ...
AAK përmbyll fushatën, Haradinaj premton dyfishim të pagave ...
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...