Forcat ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor Soledar në rajonin e Donetskut, tha zëdhënësi ushtarak Serhiy Cherevatyi të mërkurën në transmetuesin shtetëror të Ukrainës.
Ky është konfirmimi i parë i Ukrainës se forcat ruse kanë marrë nën kontroll Soledarin.
“Forcat tona përmbushën detyrën e tyre kryesore: të mos lejojnë armikun të depërtojë sistematikisht në drejtimin e Donetskut”, ka thënë Cherevati.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022. Pas disa muajsh humbjesh në fushëbetejë, Rusia më 13 janar tha se mori kontrollin e qytetit të minierave, Soledar./rel
Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Mbahet në Iran funerali solemn për 165 nxënësit të shkollës ...
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro
Kuadratet e FSK do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-...