Ukraina ka thënë se po i kthen në shtëpi trupat e ushtarëve të vdekur rusë.
Të premten, zyrtarët ushtarakë u panë duke ngarkuar dhe grumbulluar kufomat e mbledhura nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv në vagona hekurudhore frigoriferike, shkruan BBC, transmetonportali arbresh.info
Masa është në përputhje me “normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare”, sipas Volodymyr Lyamzin, kreu i bashkëpunimit civil-ushtarak të Ukrainës.
“Pas përfundimit të fazës aktive të konfliktit, palët duhet të kthejnë trupat e ushtrisë së një vendi tjetër. Ukraina është e gatshme t’ia kthejë trupat agresorit”, tha Lyamzin për agjencinë e lajmeve Reuters.
Raportohet se disa trena frigoriferikë janë stacionuar edhe në pjesë të tjera të vendit.
Ukraina pretendon se ka vrarë rreth 20,000 trupa ruse. Rusia nuk e ka përditësuar numrin e saj të vdekjeve që nga 25 marsi, kur pranoi 1,351 vdekje./arbresh.info/
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin