Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka njoftuar se kanë arritur me sukses të kryejnë një sulm mbi bazën ajrore ruse në Kursk, aty nga ku ngriheshin në ajër dronët që përdoreshin në luftime në Ukrainë.
Gjatë 19 prillit, forcat ajrore ukrainase goditën me sukses bazën ajrore ruse në afërsi të fshatit Tiotkino në rajonin e Kurskut, nga ku rusët lançonin dronët.
Kjo bazë u përdorë nga rusët për trajnim, pajisur dhe lançuar dronët që vazhdimisht bombardojnë pjesë të ndryshme të Ukrainës.
Ukrainasit gjithashtu njoftuan se në këtë sulm janë vrarë të paktën 20 operatorët rusë të dronëve, që ishin brenda objektit që ishte shënjestër e tyre.
“Ky sulm është kundërpërgjigje për veprime e forcave pushtuese kundër ushtrisë tonë”, u tha në kumtesën e ushtrisë ukrainase./abcnews.al
Aksident mes dy veturave në Rogovë, dy të lënduar
Antonio Costa do ta vizitojë Shqipërinë
Axios: SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje, në pritje të mira...
Barcelona bëhet gati për ofertën e parë zyrtare për Julián Á...
Arrestohet i dyshuari për aksidentin fatal në Zllapek të Pej...
Shqetësime në kampin brazilian, lëndohet Neymar