Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha pas bisedës së tij telefonike me homologun e tij amerikan Joe Biden, se qeveritë e të dy vendeve kanë filluar të punojnë për përfundimin e një marrëveshjeje sigurie dypalëshe.
“Ekipet tona Ukraina dhe SHBA kanë filluar të punojnë për një marrëveshje dypalëshe të sigurisë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, duke shtuar gjithashtu se Kievi dhe Uashingtoni kanë ecur përpara në çështjen e dorëzimit të raketave me rreze të gjatë ATACMS.
Qeveria e Ukrainës ka nënshkruar muajt e fundit marrëveshje sigurie dypalëshe me vende të ndryshme europiane, përfshirë Francën, Britaninë dhe Finlandën.
Këto janë në thelb angazhime nga këto vende se ata do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje afatgjatë ushtarake dhe financiare për Ukrainën për të kundërshtuar pushtimin rus.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi të shtunën 61 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake dhe ekonomike për Kievin, pas një bllokimi prej muajsh.
Presidenti amerikan Biden i premtoi dje homologut të tij ukrainas Zelensky se ndihma ushtarake do të dërgohej me shpejtësi pasi kjo paketë të miratohet përfundimisht për të përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës./abcnews.al
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt s...