Një shkëmbim i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë është duke u zhvilluar të premten, mëson Radio Evropa e Lirë nga një burim i saj ukrainas.
Burimi, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht, foli në kushte anonimiteti pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Ukraina dhe Rusia sapo kishin përfunduar një shkëmbim të madh të të burgosurve.
Palët kishin bërë përgatitje për këtë shkëmbim që nga bisedimet për paqe në Stamboll javën e kaluar, sipas tij.
“Një shkëmbim i madh i të burgosurve sapo ka përfunduar midis Rusisë dhe Ukrainës. Do të hyjë në fuqi së shpejti”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social të premten.
Të enjten, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se marrëveshja për një shkëmbim të burgosurish “1.000 për 1.000” ishte “ndoshta rezultati i vetëm real” i një takimi 90-minutësh në Stamboll më 16 maj.
Ai ishte takimi i parë i drejtpërdrejtë për paqe midis zyrtarëve ukrainas dhe rusë që nga fillimi i pushtimit të potë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.
Zelensky tha se palët kanë shkëmbyer lista të të burgosurve që mund të përfshiheshin në marrëveshje.
Ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, ka deklaruar se institucionet “kyçe” të Ukrainës kanë punuar për zbatimin e planit hap pas hapi për shkëmbimin e të burgosurve.
Rusia nuk i ka pranuar thirrjet nga Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për një armëpushim 30-ditor dhe nuk është caktuar asnjë takim i ri.
Rusia dhe Ukraina kanë kryer disa shkëmbime të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit./rel
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...