Zyrtarët ukrainas po akuzojnë Rusinë për vjedhjen e rreth 600 mijë tonë grurë nga Ukraina, që sipas tyre më vonë ishte transportuar drejt Lindjes së Mesme.
Në një kumtesë të lëshuar për media, Denys Marchuk, nënkryetar i Këshillit Agrar të Ukrainës, tha se gruri ishte vjedhur nga rajonet e okupuara në jug të vendit,
Ai pretendon se gruri është transportuar drejt portit të Sevastopolit në territorin e Krimesë që tashmë e ka okupuar Rusia, dhe e kishte nisur me anije drejt Lindjes së Mesme.
Janë hapur disa raste kriminale “që kërkojnë shqyrtim nga gjykata ndërkombëtare, dhe se Rusia për këtë duhet kompensuar Ukrainën”, tha Marchuk.
Ai gjithashtu shtoi se veprimet ruse “janë operacione të planifikuara mirë nga pushtuesi”.
Në anën tjetër, Kremlini akoma nuk ka dhënë ndonjë koment për akuzat e Marchukut.
CNN më herët kishte raportuar se konvoji i kamionëve është parë duke transportuar grurin nga fermat dhe mullinjtë në jug të Ukrainës, në drejtim të Krimesë.
Autoritetet ukrainase vlerësojnë se në maj forcat ruse, në rajonet e okupuar kanë vjedhur mbi 400 mijë tonë grurë. /arbresh.info/
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...