Ukraina ka akuzuar Rusinë për bllokimin e hyrjes së saj në det, ndërsa Rusia po përgatitet për stërvitjet detare gjatë javës së ardhshme.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Deti Azov ishte plotësisht i bllokuar dhe Deti i Zi pothuajse plotësisht i prerë nga forcat ruse, transmeton portal arbresh.info
Rusia ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo plan për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka dërguar mbi 100 mijë truopa ushtarake në kufi.
Në mes të tensioneve me Ukrainën, Rusia ka filluar stërvitjet masive ushtarake me Bjellorusinë.
Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe ka një kufi të gjatë me Ukrainën.
Stërvitjet detare do të zhvillohen javën e ardhshme në dy detet në jug të Ukrainës, Detin e Zi dhe Detin Azov. Rusia ka lëshuar paralajmërime bregdetare duke përmendur ushtrimet e gjuajtjes me raketa dhe armë zjarri.
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se “zona e paprecedentë e gjerë ku do të kryhen manovrat e bën lundrimin në të dy detet praktikisht të pamundur” dhe Ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov shkroi në Twitter se ujërat ndërkombëtare të dy deteve janë bllokuar nga Rusia.
Ndërkohë, ambasada amerikane në Ukrainë, postoi në Twitter se “nën pretekstin e stërvitjeve ushtarake, Rusia kufizon sovranitetin detar të Ukrainës, kufizon lirinë e lundrimit në Detin e Zi/Detin Azov dhe pengon trafikun detar thelbësor për ekonominë e Ukrainës”.
Tensionet kanë qenë të larta midis Rusisë dhe Ukrainës në rajonet e Detit të Zi dhe Detit Azov që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014. Në vitin 2018, Rusia sekuestroi tre anije detare ukrainase./bbc/arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale