Që nga fillimi i muajit të Ramazanit, vetëm pelegrinët e imunizuar kundër Covid-19 do të lejohen që ta kryejnë pelegrinazhin e umres, kanë njoftuar autoritetet saudite.
Ndryshe nga haxhillëku, pelegrinazhi i umres nuk është i detyrueshëm për besimtarët myslimanë dhe mund të kryhet në çfarëdo kohe të vitit, shkruan The Guardian.
Ministria e Haxhit dhe Umres njoftoi se tri kategori të njerëzve do të cilësohen si grupe të imunizuara: ata që i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit, ata që e kanë marrë dozën e parë së paku 14 ditë para arritjes në Mekë dhe njerëzit që janë shëruar nga koronavirusi.
Vetëm këtyre personave do t’u jepet leje që ta kryejnë umren si dhe të kryejnë ceremoni të faljes në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të myslimanëve./arbresh.info/
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë