Shtëpia e Bardhë sapo ka ofruar detaje rreth bisedës së Presidentit Joe Biden me liderët perëndimorë.
Takimi 45-minutësh u mbajt për të diskutuar “mundësinë e agresionit të mëtejshëm rus kundër Ukrainës”, sipas deklaratës, transmeton portal arbresh.info
Udhëheqësit gjithashtu “shprehën shqetësimin e thellë përgrumbullimin e vazhdueshëm të forcave nga Rusia, përsëritën mbështetjen e tyre të fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe diskutuan rëndësinë e ndihmës së mëtejshme ekonomike për Ukrainën”.
Grupi gjithashtu u zotua të vazhdojë ndjekjen e diplomacisë dhe diskutoi përpjekjet për të “siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e krahut lindor të NATO-s”.
Thirrjes iu bashkuan krerët e Kanadasë, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Rumanisë, NATO-s, Komisionit Evropian dhe Këshillit Europian./bbc/arbresh.info/
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...