Lideri i grupit militant Hezbollah të Libanit thotë se bota do të përfitojë nga të paturit një ‘idiot’ në Shtëpinë e Bardhë.
Hassan Nasrallah gjatë një fjalimi tha se grupi i tij është shumë më i fortë se sa kur u krijua në fillim të viteve 1980 dhe se tashmë nuk shqetësohet në lidhje me kërcënimet nga Perëndimi, transmeton portali arbresh.info.
Duke iu referuar presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Nasrallah tha se ‘jemi shumë optimist tani që në Shtëpinë e Bardhë gjendet një idiot dhe që lavdërohet për idiotësinë e tij’.
Trump ka premtuar të marrë një qëndrim të fortë kundër Iranit, i cili është sponsor kryesor i Hezbollahut dhe grupeve të tjera militante në Lindjen e Mesme./Arbresh.info
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë