Qyteti Lviv në Ukrainë mëngjesin e kësaj të hëne është sulmuar nga 5 raketa duke shkaktuar të paktën 6 viktima dhe 8 të plagosur.
Kryebashkiaku i qytetit Andriy Sadovy në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se sulmet janë regjistruar në zona të ndryshme të vendit.
Ndërkohë forcat ruse pretendojnë se kanë sulmuar 315 objektiva ukrainas në të gjithë vendin gjatë natës, duke shkatërruar katër depo armësh dhe pajisjesh ushtarake me raketa Iskander dhe rrëzuan tre avionë dhe 11 dronë.
Ndërkaq deri më tani nuk është verifikuar asnjë nga pretendimet.

Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...