Prokurorët në procesin gjyqësor në Tribunalin e Hagës, kundër të akuzuarve, Jovica Stanishiq, dhe Franko Simatoviq Frenki, e kanë shfaqur sot incizimin e pushkatimit të gjashtë myslimanëve të Srebrenicës, që e kanë kryer pjesëtarët e njësisë serbe, “shkorpionët”.
Dëshmitar i prokurorisë ishte Goran Stopariq, pjesëtar i atëhershëm i “shkorpionëve”, i cili tha se ishte dëshmitar i këtyre vrasjeve, për të cilat tha se i ka urdhëruar komandanti i “shkorpionëve”, Sllobodan Mediq, i njohur si Boca.
Stopariq dje e ka vërtetuar aktakuzën se “shkorpionët” ishin nën kontrollin e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Serbisë, shef i së cilis ishte i akuzuari i parë, Jovica Stanishiq, ndërsa i akuzuari i dytë, Franko Simatoviq Frenki, ishte operativisti kryesor, raporton agjencia Beta.
Të dy këta persona akuzohen për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë, në periudhën 1991-95.
Ky incizim i pushkatimit ishte shfaqur për të parën herë në Tribunalin e Hagës, në qershor të vitit 1995, në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili ishte i akuzuar për gjenocid në Srebrenicë.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...