Një blerëse e zemëruar tregon se si ishte përzënë nga qendra tregtare për shkakun se pantollonat e saj shumë të shkurtra dukeshin seksi, dhe meshkujt po mbi-eksitoheshin nga ajo.
19 veçarja Gabrielle Gibson, tha se ishte duke bërë pazar kur një roje e sigurisë u përball me të duke pohuar se veshja e saj ishte e pavend.
Adoleshentja e cila jeton në Alabama, tha për Mirror Online se kjo e bëri të ndjehej shumë e turpëruar.
“Jam turpëruar dhe më kanë thirrur me çdo emër të mundshëm. Unë thjesht po përpiqesha të kaloja një ditë të mirë dhe të ecë nëpër qendrën tregtare. Nuk kishin pse të më përzinin. Është e trishtueshme se si meshkujt e rritur nuk mund të kontrollojnë vetveten. Thjeshtë nuk dua që të tjerët të ndihen ashtu si u ndjeva unë”
Pas incidentit, ajo ndau një foto të veshjes së saj në rrjetet sociale duke thënë se ishte trajtuar keq veç sepse “meshkujt e nuk mund të kontrollonin vetën”.
Ajo gjithashtu tregoi se si kishte debatuar me oficerin e sigurimit i cili sipas saj po i shikonte të pasmet./Arbresh.info/
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...