Dy burra të cilët u paraqitën si avokatë qëlluan për vdekje një gangster famëkeq brenda një salle gjyqi në kryeqytetin e Indisë, Delhi.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ata hapën zjarr ndaj Jitender Maan Gogi brenda sallës së gjyqit në Rohini, ku po mbahej një seancë kundër tij.
Zyrtarët thonë se policia reagoi menjëherë duke vrarë të dy burrat që u paraqitën si avokatë. Policia dyshon se një bandë rivale kishte planifikuar sulmin.
Gogi ishte në listën më të kërkuar të policisë në Delhi dhe ishte i akuzuar në disa raste – përfshirë vrasje, rrëmbim dhe mashtrim – në shtete të tjera.
Incidenti ka ngritur pyetje mbi sigurinë e gjykatave në Delhi. Një politikan i lartë tha se incidenti tregoi një gabim serioz në planifikimin e sigurisë.
Gogi u arrestua në Delhi në mars të vitit të kaluar me akuzën për vrasje dhe vjedhje.
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...
Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dor...
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...
Ambasadori rus në Serbi: Negociatat për NIS-in nuk janë krye...
Elita e basketbollit vjen sot me dy ndeshje interesante