Amnesty International ka kritikuar autoritetet iraniane për prerjen e gishtave të një njeriu të dënuar për vjedhje.
Grupi i të drejtave tha se amputimi, i kryer në një burg në provincën veriore të Mazandaran, ishte “një formë e neveritshme e torturës”, transmeton portali arbresh.info.
Zyrtarët iranianë thanë se burri u gjet fajtor për 28 raste të vjedhjes.
Kodi penal islamik i Iranit thotë se vjedhja “në rastin e parë” dënohet me amputimin e katër gishtërinjve të dorës së djathtë.
Autoritetet iraniane kanë mbrojtur amputimin si mënyrën më të mirë për të parandaluar vjedhjen, megjithë protestat e organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Megjithatë, raportet për dënime të tilla janë të rralla.
Irani është një republikë islamike dhe sistemi i tij juridik bazohet në një interpretim të rreptë të ligjit të Sheriatit./arbresh.info/
Krejt çka ndodhi mbrëmë në Ferizaj: Vajza kërkoi ndihmë, i r...
Vdes në QKUK i dyshuari për të shtënat në Ferizaj, kishte pl...
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...