Alarmet e zjarrit janë aktivizuar në ndërtesa të larta në qendër të qyteteve Sydney dhe Melbourne pas depërtimit të tymit të zjarreve deri te sensorët elektronikë. Ndërtesat moderne në qeveritare në Canberra janë mbyllur, sepse ajri brenda tyre është vlerësuar shumë i rrezikshëm për shëndetin e punëtorëve.
Dielli duket i kuq për javë të tëra në qiellin e qyteteve më moderne të Australisë, të cilat në kushte normale cilësohen si ndër vendet më të mira në botë për të jetuar.
Tymi po shkakton dilemë të pashembullt te banorët, të cilët janë mësuar me qiell të kaltër dhe ditë me diell. Ata tashmë po frikësohen për shëndetin e tyre dhe pasojat afatgjata të këtij tymi.
“Do ta lind fëmijën këtyre ditëve dhe më duhet ta mbroj atë nga e tërë kjo”, tha Emma Mauch, një grua shtatzënë nga Canberra.
Shoqja e saj, Sonia Connor, tha se e ka të vështirë ta mbajë të mbyllur në shtëpi vajzën e saj 3 vjeçe dhe është detyruar t’i mbyll dyert e dritaret me ngjitës, në kohën kur temperatura jashtë shënonte 42 gradë.
Ajo tha: “Vajza ime nuk ka shfaqur ndonjë simptomë, por unë e kam ndier tymin në mushkëri, edhe në fyt e kam një ndjenjë të çuditshme.”
Ndryshe, së paku 28 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2600 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që filluan në pjesën lindore të Australisë në shtatorin e kaluar, shkruan “Associated Press”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...