Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, mbetet me bindje se Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe, ende kanë kohë për të arritur një marrëveshje mbi daljen e vendit nga Unioni.
“Meqë kuptoj logjikën e negociatave, mbetem i bindur se një kompromis, i cili do të ishte i mirë për të gjithë, akoma është i mundur. E them këtë si një mik i ngushtë i Mbretërisë së Bashkuar dhe i kryeministres May”, dekalroi Tusk.
Deklarata e tij, u bë pasi paraprakisht kryeministrja May, tha të premten se negociatat gjenden në një rrugë qorre dhe ftoi Unionin të paraqiste propozimin e tij.
Qeveria e May gjithnjë e më shumë po përballet me kritika të cilat thërrasin për një votim të ri, pasi paraprakisht u zbuluan detajet mbi marrëdhëniet e ardhshme britanike me BE-në.
Largimi i Britanisë nga BE-ja, duhet të ndodhë në mars të vitit 2019. /Telegrafi/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen