Donald Tusk është duke insistuar në krijimin e ushtrisë së BE-së, në mënyrë që të mbrojë kufijtë dhe të luftojë “destabilizimin e Europës”.
Presidenti i Këshillit Europian u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të themelojnë ushtrinë deri në fund të vitit, në mënyrë që blloku të mbrohet nga efektet e krizës së emigrantëve, shtetet kufiare armiqësore dhe forcave që kërkojnë “shembjen” e bllokut, transmeton portali arbresh.info
Ai ka theksuar se BE-ja duhet të jetë e përgatitur që të shpenzojë shuma të mëdha parash për projektin.
Projekti shkon krah për krah me një fond të centralizuar europian të mbrojtjes, i cili është dizajnuar për të ndihmuar krijimin e një industrie mbrojtëse të BE-së dhe për të zvogëluar varësinë nga fuqitë e huaja.
“Ne jemi bashkësi territorial, që do të thotë kemi një territory të përbashkët dhe kufijë të përbashkët. Detyra jonë është t’i mbrojmë ato”, tha Tusk.
“Kriza e emigracionit na ka bërë të vetëdijshëm, që me forcë të plotë të rindërtojmë kontrollin efektiv të kufijve tanë të jashtëm, ndërsa sjellja agresive e vendeve të treta dhe destabilizmi në Europë na ka bërë të vetëdijshëm për mbrojtjen e territorit”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...