Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka premtuar të zgjerojë operacionet ushtarake përgjatë Sirisë veriore, madje edhe në Irakun fqinjë.
Ai këtë koment e ka bërë pasi forcat e tij kanë dëbuar luftëtarët kurdë nga qyteti verior i Sirisë, Afrin, transmeton portali arbresh.info
Ai tha se fushata dy mujore në Afrin ishte “faza më e rëndësishme” e operacionit ushtarak të filluar me 20 janar, i cili ka për qëllim nxitjen e forcave kurde siriane janë zonave përgjatë kufirit.
Turqia i sheh militantët kurdë si terroriste për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë që luftojnë brenda Turqisë.
Erdogan tha se trupat turke dhe forcat aleate siriane do të zgjerohen deri në lindje, drejt qytetit Manbij dhe zonave të lumit Eufrat, duke përfshirë Ayn al-Arab, emrin arab për qytetin kurd të Kobanit. Ato zona kontrollohen nga forcat kurde siriane të mbështetura nga SHBA-të.
Në Koban janë të stacionuar edhe forcat amerikane./arbresh.info/
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...