Ka hyrë në ditën e 16-të ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Siri për të luftuar grupet kurde të ashtuquajtura PYD dhe luftëtarët e grupit terrorist ISIS.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Forcat e Armatosura të Turqisë, bilanci i këtyre operacioneve është 932 kurd dhe terroristë të vrarë dhe pesë shënjestra të shkatërruara.
Ushtria turke thekson se asnjë avion luftarak i saj nuk është sulmuar gjatë luftimeve.
E njëjta komunikatë bën me dije gjithashtu se 13 ushtarë turq kanë rënë dëshmorë dhe 57 të tjerë janë plagosur në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.
Pavarësisht se fillimisht ky operacion nuk u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia më 20 janar filloi operacionin ‘Dega e Ullirit’, kundër kurdëve dhe DEASH-it në Afrin të Sirisë.
Pas marrjes së qytetit Afrin, Turqia po planifikon të vazhdojë luftimet në qytetin e Munbijit, por në këtë qytet ndodhen edhe ushtarë amerikanë dhe një ndërhyrje e mundshme mund të shkaktojë konflikt me këta të fundit.
Ndërsa ushtria amerikane ka bërë të ditur se nuk do të largohen nga ky qytet, zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag ka kërcënuar aspër duke shprehur se do të luftojnë edhe ushtarët amerikanë nëse dalin me veshje të terroristëve.
Një konflikt ushtarak SHBA-Turqi do të ishte fatale për organizatën ushtarake NATO, pasi këto dy shtete kanë shumë influence në të.
Ushtria Amerikane është më e avancuar nga ana teknologjike por Turqia ka numrin më të madh të ushtarëve në NATO./Indeksonline/
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...