Kreu i milicisë siriane kurde ka deklaruar se vendosjet ushtarake turke pranë zonave kurde në Sirinë veriperëndimore janë një shenjë për ‘shpallje lufte’, e cila mund të shkaktojë përplasje brenda pak ditësh.
Zëvendëskryeministri turk Numan Kurtulmus në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar duke thënë se ‘vendi i tij nuk po shpall luftë’, por ka shtuar se Turqia është e gatshme t’i përgjigjet çdo lëvizje armiqësore nga YPG, të cilën ai e përshkroi si një ushtri në shkallë të vogël e formuar nga Shtetet e Bashkuara, transmeton portali arbresh.info
I pyetur nga Reuters nëse ai priste një konflikt me Turqinë në Siri veriore, ku dy palët kanë shkëmbyer zjarr artileri në ditët e fundit, komandanti i YPG, Sipan Hemo akuzoi Turqinë për përgatitjen e një fushate të madhe ushtarake në zonën e Aleppos dhe Afrin.
“Këto përgatitje kanë arritur nivelin e një deklarate lufte dhe mund të dërgojnë në një konflikt brenda ditëve në vijim”, ka thënë ai.
“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq karshi agresorit potencial”, ka shtuar ai.
Politika e Turqisë në Siri veriore është përqendruar në përmbajtjen e ndikimit në rritje të grupeve kurde që kanë krijuar rajone autonome që kur filloi lufta e Sirisë në vitin 2011.
Gjatë javëve të fundit, Turqia ka dërguar përforcime në zonën veriore të Aleppos./Arbresh.info
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër