Sipas deputetit të partisë qeverisëse turke të Drejtësië dhe Zhvillimit (AK Parti), Abdullah Güler, vetëm Turqia strehon rreth 15 për qind të refugjatëve në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke u drejtuar në takimin e 15-të ndërkombëtar parlamentar të mbajtur në Seul, kreu i grupit parlamentar të miqësisë Turqi-Kore e Jugut, Güler, bëri të ditur se Turqia strehon rreh 3.5 milionë refugjatë sirianë.
Güler shtoi se përveç refugjatëve sirianë, Turqia strehon rreth 1 milion njerëz të tjerë nga vende të ndryshme.
Në mbarë botën, tha ai, numri i emigrantëve tejkalon 250 milionë ndërsa numri i refugjatëve është rritur me 25 milionë.
Ai po ashtu theksoi se Turqia ofron shërbime arsimore dhe shëndetësore falas për sirianët dhe se deri më tani ka shpenzuar më shumë se 33 miliardë dollarë për sirianët në Turqi.
Siria sapo ka filluar të dalë nga një luftë shkatërruese qytetare që filloi në vitin 2011 kur regjimi i Bashar al-Asadit u përplas me demonstruesit në një trazirë të papritur.
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...