Gjatë kontrollit dhe skanimit të kryer në shpellat dhe strehimoret e PKK-së janë sekuestruar shumë armë dhe municione të terroristëve, tha Ministria turke e Mbrojtjes.
Njoftohet se në operacionin antiterrorist të Turqisë “Pençe-Kilit” (Kthetra-Dryni) në Irakun verior janë sekuestruar shumë armë dhe municione të organizatës terroriste PKK.
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare thuhet se në rajonin e operacionit Pençe-Kilit ushtarët turq ka vazhduar të hyjnë një nga një nëpër shpellat dhe strehimoret të përdorura nga terroristët, ku gjatë kontrollit dhe skanimit të kryer janë sekuestruar shumë armë dhe municione të terroristëve.
Sipas deklaratës, në aktivitetet e kërkimit dhe skanimit janë sekuestruar raketahedhës RPG-7 të terroristëve, 6 pushkë këmbësorie AK-47 dhe 58 karikatorë, 2 mina antipersonel, 74 granata dore, 30 municione mortajash 81 milimetra, 2.000 municione 5,56 milimetra, 500 mitralozë Dochka 12,7 milimetra, 30 municione të raketahedhësve RPG-7 dhe 44 fishekë.
Përveç kësaj, janë sekuestruar edhe 50 mekanizma shtytjeje, 50 pajisje alfa-fire, 2.000 detonatorë elektrikë, 2 eksplozivë plastikë, tytë mitralozi PKMS 7,62 milimetra, armë termike, 2 snajperë Zagros, 2 dylbi të snajperit Dragunov, dylbi nate, dylbi termale, radio automjeti Yaesu, 8 radio dore Yaesu, 14 maska gazi, 16 bombola oksigjeni, 3 panele diellore dhe shumë materiale jetësore./AA/
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut