Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar ndaj ligjit të miratuar sot nga Parlamenti izraelit me të cilin Izraeli definohet si “shtet-komb hebre”, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ligji ku Izraeli definohet si ‘shtet-komb hebre‘ i miratuar në Parlamentin izraelit ka shkelur parimet e ligjit universal dhe ka injoruar të drejtat e qytetarëve palestinezë, nënshtetas izraelitë”, thuhet në deklaratën me shkrim të MPJ së Turqisë.
Më tej në deklaratë thuhet se “Poashtu në të njëjtin ligj nuk mund të pranohet kurrë nxitja e vendbanimeve, joligjshmëria e të cilave tashmë është regjistruar shumë herë në rezolutat e OKB-së. Është produkt i një mendjeje të vjetërsuar dhe diskriminuese që e drejta për të përcaktuar vetë fatin të përcaktohet si një e drejtë vetëm e hebrenjve”.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet gjithashtu të reagojë ndaj legjislacionit në fjalë i cili ndihmon qeverinë izraelite të gjejë përshtatje për okupimin dhe zbatimet e paligjshme të cilat vazhdojnë nga ana e saj në Palestinë dhe që synon të eliminojë vizionin për gjetjen e një zgjidhjeje me dy shtete”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Ministria vë në dukje se “nuk ka asnjë dispozitë ligjore” nga pikëpamja e komunitetit ndërkombëtar, ligj i cili shpall Kudsin nën pushtim si kryeqytet të Izraelit.
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...