Në spitalin e Universitetit të Shkencave Mjekësore (SBÜ) në Stamboll është prodhuar mbrojtëse e veçantë për fytyrë për të sapolindurit në kuadër të mbrojtjes kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton arbresh.info.

Menaxherja e spitalit prof. dr. Yaprak Üstün në deklaratën për Anadolu Agency (AA) foli rreth masave të ndërmarra në institucion dhe prodhimin e maskës.
Ajo tha se infektimi me koronavirus ndodh nëpërmjet pikëzës dhe kontaktit. “Prodhuam mbrojtëse për të sapolindurit për të mbrojtur ato për shkak se nuk kanë sistem imunitar të zhvilluar plotësisht”, u shpeh ajo.

Üstün më tej vuri në dukje se larja e duarve në marrëdhënien mes nënës dhe foshnjës është shumë e rëndësishme. “Nënat patjetër duhet t’i lajnë duart e tyre të paktën 20 sekonda pas dhe para çdo intervenimi ndaj foshnjave të tyre, kur ua ndërrojnë pelenat, kur i ushqejnë”, u shpreh mjekja.
Ajo gjithashtu tregoi se në këtë drejtim mbrojtëse u vendosen edhe nënave.

– “Nënat të kënaqura nga ky zbatim”
Emine Dede Çaylak, nënë e dy fëmijëve, duke theksuar se është shumë e lumtur se foshnja e saj është e shëndetshme tha se, “Çfarëdo që të kemi në fytyrë, lidhja mes nesh është një lidhje e ndryshme. Jam e kënaqur nga ky zbatim për shëndetin e foshnjës sime dhe për shëndetin tim”.
Mësuesja e gjuhës angleze nga Gana, Fattahiya Iddirusu theksoi rëndësinë e maskës./arbresh.info/AA



Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...