Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, gjatë panairit të armëve IDEF 2025 që po zhvillohet në Stamboll, në befasi të të pranishmëve, repetoi (përgatiti për gjuajtje) një snajper të kompanisë turke MKE, e cila po ekspozon produktet e saja.
Shefi i diplomacisë turke vizitoi të gjitha stendat e kompanive turke në panair, por duket se snajperët ishin ata që e tërhoqën më shumë vëmendjen e tij.
Ministri i Jashtëm turk shfrytëzoi rastin që në panairin IDEF 2025 të testojë snajperin turk KN-12, i cili konsiderohet si më moderni në gjeneratën e tij, transmeton Telegrafi.
Ky snajper prodhohet nga kompania turke MKE dhe së fundmi është blerë për nevojat e ushtrisë turke, ndërkohë që ekspertët turq theksojnë se disa vende kanë shprehur interes për ta blerë atë.
Hakan Fidan MKE Standını ziyaret etti.
Silah konusunda uzman gibi.
Belki de bir yerlere mesaj verdi… pic.twitter.com/zGtwKdTyR7
— Özgür A.D.M (@ozgurozkurt_16) July 24, 2025
Nga ana tjetër, Hakan Fidan, përveç formimit akademik, ka edhe një përvojë të konsiderueshme ushtarake, pasi ka diplomuar në Akademinë Ushtarake të Turqisë dhe në Shkollën Gjuhësore të Ushtrisë Tokësore.
Gjatë shërbimit në ushtrinë turke, ai ka përfunduar gjithashtu studimet në shkencat politike dhe administrative në University College të Universitetit të Maryland-it gjatë një misioni të NATO-s jashtë vendit.
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...
Barcelona shkatërron Newcastlen, dhe kalon në çerekfinale të...
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i mad...