Turqia, e cila po lufton me një mungesë vaksinash për mbrojtjen ndaj koronavirusit, ka njoftuar se ka porositur 50 milion doza ruse Sputnik V.
“Turqia ka nënshkruar një kontratë për të blerë 50 milionë doza të Sputnik V, të cilat pritet të arrijnë në gjashtë muajt e ardhshëm. Dorëzimi i parë pritet të bëhet në maj”, tha Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një konferencë për shtyp, transmeton portali arbresh.info
Koca njoftoi se doza e dytë e vaksinës Pfizer-BioNTech e përdorur nga Turqia tani do të jepet gjashtë deri në tetë javë pas së parës, në vend të katër javëve aktuale.
Turqia, me një popullsi prej rreth 83 milion, ka raportuar më shumë se 4.7 milion infeksione të reja me koronavirus dhe më shumë se 39,000 vdekje, sipas shifrave të fundit zyrtare të publikuara të martën.
Vetëm 8.7 milion njerëz morën dozën e parë të vaksinës, kryesisht kineze CoronaVac.
Për shkak të një vale të re të epidemisë, qeveria turke ka njoftuar për një mbyllje të re gati tre-javore./arbresh.info/
Trump: Forcat amerikane do të qëndrojnë në rajon derisa Iran...
Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte ...
Moti sot në Shqipëri
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...