Turqia ka pezulluar përkohësisht fluturimet e avionëve të saj transportues ushtarakë C-130, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes të enjten. Ky vendim erdhi pas rrëzimit të një avioni C-130 në Gjeorgji, ku humbën jetën i gjithë personeli ushtarak prej 20 personash.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë tha se fluturimet e C-130 u pezulluan përkohësisht për të lejuar që avioni t’i nënshtrohet inspektimeve të hollësishme teknike. Vetëm ata që kalojnë me sukses kontrollet do të lejohen t’i rifillojnë fluturimin, tha Ministria në një komunikatë.
Avioni i mallrave po fluturonte nga Azerbajxhani për në Turqi, kur u rrëzua në komunën Sighnaghi të Gjeorgjisë, afër kufirit me Azerbajxhanin.
Personeli ushtarak ishte pjesë e një njësie përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe riparimin e avionëve turq F-16 që kishin fluturuar në Azerbajxhan për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores në atë vend. Ngjarja shënoi suksesin ushtarak të Azerbajxhanit në vitin 2020 mbi Armeninë për kontrollin e rajonit të Nagorno-Karabakut, një konflikt që kishte zgjatur gati katër dekada.
Aeroplanët ushtarakë të mallrave C-130 përdoren gjerësisht nga forcat e armatosura të Turqisë për transportimin e personelit dhe trajtimin e operacioneve logjistike.
Çmimi i naftës prek edhe fermerët, kosto e dyfishuar këtë vi...
Një tjetër dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP, Brikena dhe ...
Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – s...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hiper...
Oblak rikthehet për përballjen e madhe me Barcelonën
Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...