Turqia ka paralajmëruar qeverinë siriane kundër hyrjen në enklavën e kontrolluar nga kurdët në Sirinë veriore, ku është duke u zhvilluar një ofensivë e madhe ushtarake turke.
Paralajmërimi krijon një përplasje të mundshme mes trupave turke dhe forcave qeveritare siriane të mbështetura nga Rusia dhe Irani, transmeton portali arbresh.info
Ndërhyrja e trupave siriane në Afrin do të ishte një hap drejt rikthimi të pranisë së Bashar al-Assad përgjatë kufirit me Turqinë.
Paralajmërimi nga ministri i jashtëm turk erdhi pak pasi mediat siriane thanë se forcat pro-qeveritare do të hynin në Afrin “brenda disa orësh”.
“Nëse regjimi po hyn për të mbrojtur YPG-në, atëherë askush nuk mund të na ndalojë neve, as Turqinë, as ushtrinë turke”, Mevlut Cavusoglu.
Mediat siriane kanë pohuar mbi ndërhyrjen e ushtrisë në Afrin, veprim i cili sipas analistëve do të rrisë tensionet edhe më shumë./arbresh.info/
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës