Pas krizës së krijuar në Afghanistan, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u ka bërë thirrje vendeve europiane të marrin përgjegjësinë për emigrantët që vijnë nga Afganistani.
Ai ka theksuar se Turqia nuk e ka ndërmend të bëhet “magazinë e Europës për refugjatët”, transmeton portal arbresh.info
Që kur talebanët hynë në Kabul fundjavën e kaluar, mijëra njerëz janë përpjekur të largohen nga Afganistani nga frika e lëvizjeve të autoriteteve të reja, të cilat njoftuan se do të respektojnë ligjet islame, raportoi Reuters.
Mijëra njerëz kanë hyrë në Turqi gjatë javës së fundit, përderisa talebanët pushtuan qytetet kryesore.
Erdogan tha se Europa duhet të marrë përgjegjësi për afganët e larguar nga vendi dhe shtoi se Ankaraja ka marrë masa në kufi me Iranin, e cila është edhe rruga kryesore për refugjatët afganë që duan të hyjnë në Turqi.
Presidenti turk tha se Turqia mund të hyjë në bisedime me qeverinë e re, e cila do të formohet nga talebanët, në mënyrë që të diskutojnë “axhendat e përbashkëta”./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...