Ushtria turke ka vrarë 15 anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Turqinë lindore të martën, njoftoi Ministria e Brendshme e Turqisë.
Sipas deklaratës thuhet se 15 luftëtarët e PKK-së janë vrarë gjatë një operacioni turk kundër terrorizmit në pjesën lindore të vendit, transmeton portali arbresh.info
Në veçanti, dymbëdhjetë nga luftëtarët e PKK u vranë në pjesën lindore të provincës Kars dhe tre luftëtarët e mbetur u vranë në provincën Siirt.
Ushtria turke ka kryer disa operacione kundër PKK-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Turqinë juglindore, Irakun e veriut dhe Sirinë e veriut këtë vit./arbresh.info/
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...