Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka ndërhyrë me një telefonatë pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.
Cavusoglu ka biseduar në telefon me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq.
“Fola me homologët e mi serb dhe kosovar në lidhje me tensionin e fundit. Paqja dhe stabiliteti në Ballkan kanë qenë gjithmonë prioritet për Turqinë”, shkroi Cavusoglu në Twitter
Kryediplomati turk tha se “tensionet e reja nuk do ta ndihmojnë askënd”.
të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta ulur tensionin”, thuhet në reagimin e Cavusoglut./epoka/

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...