Transmetuesi shtetëror i Turqisë ka ndaluar 208 këngë turke dhe kurde të zhanrit pop, për aryse se ato përfshijnë “promovim të terrorizmit” dhe “përmbajtjes imorale”.
Lajmi është bërë i ditur nga deputeti opozitar, Atilla Sertel, i cili ka kërkuar themelimin e një komisioni parlametar që të monitoronte sipërmarrjet publike, në mënyrë që të sqaronte në detaje se cila është arsyeja e ndalesës së këngëvë, transmeton portali arbresh.info
Kjo është hera e parë që TRT ka vendosur një rregull kaq të përpiktë që nga përpjekja për grusht shtet në Turqi gjatë vitit 1980.
Lista e ndaluar përfshin 66 këngëtarë kurdë dhe 124 këngë turke, përfshirë edhe disa këngë nga Sila, Demet Akalin dhe Nukhet Duru.
Kanali televiziv TRT ka reaguar menjëherë pas deklaratës dhe ka mohuar pretendimet e deputetit./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës