Turqia ka dorëzuar një letër në Kombet e Bashkuara, të nënshkruar nga 52 vende dhe dy organizata, në të cilën kërkon ndalimin e dërgesave të armëve për Izraelin.
“Ne kemi shkruar një letër të përbashkët duke u bërë thirrje të gjitha vendeve që të ndalojnë shitjen e armëve dhe municioneve Izraelit. Ne e dorëzuam këtë letër, e cila ka 54 nënshkrime, në OKB më 1 nëntor”, tha Hakan Fidan në një konferencë shtypi në Xhibuti, ku po merrte pjesë në një samit të partneritetit Turqi-Afrikë.
Ndër nënshkruesit janë Arabia Saudite, Brazili, Algjeria, Kina, Irani dhe Rusia, ndërsa dy organizatat janë Liga Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik.
“Ne duhet të përsërisim në çdo rast se shitja e armëve Izraelit do të thotë pjesëmarrje në gjenocidin e tij,” tha Fidan, duke shtuar se letra ishte “një nismë e iniciuar nga Turqia”.
Në tetor, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje gjithashtu OKB-së që të vendosë një embargo armësh ndaj Izraelit. Ai shpjegoi se do të ishte një “zgjidhje efektive” për t’i dhënë fund konfliktit në Rripin e Gazës./abcnews.al
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata