Hapësira ajrore turke është e mbyllur për aeroplanët ushtarakë dhe civilë që transportojnë trupa ushtarake nga Rusia në Siri, tha sot Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
Turqia, një anëtare e NATO-s, ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën dhe po përpiqet të ndërmjetësojë negociatat midis dy palëve.
“Ne kemi mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarakë rusë, por edhe fluturimet civile që transportojnë ushtarë në Siri”, tha Cavusoglu në një aeroplan në rrugë për në Uruguai, raporton trt.
“Leja rinovohej çdo tre muaj, por tani ndalimi do të jetë i vlefshëm për tre muaj”, tha Cavusgolu, duke shtuar se për këtë kishte informuar homologun rus Sergey Lavrov.
Rusia është një nga aleatët kryesorë të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilin e ndihmoi të qëndrojë në pushtet pas shpërthimit të luftës në Siri në vitin 2011.
Të dy vendet arritën të kapërcejnë krizën që lindi pasi Turqia rrëzoi një aeroplan luftarak rus në vitin 2015 në kufirin me Sirinë./arbresh.info/
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...