Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit turk (RTUK) sot mori licencën e të gjitha stacioneve të radios dhe televizioneve, në të cilat siç thotë ai, janë gjetur se kanë pasur lidhje me lëvizjen fetare Hizmet, pasuesit e të cilit janë akuzuar për organizimin e grushtit të shtetit ushtarak.
RTUK tha në një deklaratë se, vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme, e cila u mbajt pas përpjekjes së pasuksesshme të grusht shteti ushtarak, raporton Ruters.
Autoritetet turke akuzojnë ndjekësit e udhëheqësit myslimanë fetarë, Fethulaha Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, për organizimin e grushti shteti ushtarak të dështuar.
Gulen mohon akuzat dhe thotë se Ankaraja ishte prapa grusht shtetit
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...