Ankaraja do të tërhiqet nga marrëveshja për refugjatët me Bashkimin Europian nëse Brukseli refuzon të marrë në konsideratë propozimin e ri të regjimit pa viza, ka deklaruar ministri turk për çështjet e BE-së, Omer Celik.
“Nëse ata e pranojnë propozimin, procesi ( marrëveshja për refugjatët) do të përfundojë në mënyrë pozitive, nëse jo, kjo do të dështojë”, ka thënë ai për CNN Turk, transmeton portali arbresh.info.
Detajet mbi propozimin për liberalizmin e vizave nuk janë specifikuar.
Në mars të vitit 2016, Brukseli dhe Ankaraja kanë rënë dakord për një marrëveshje, sipas të cilës Turqia premtoi të pranonte emigrantët pa dokumenta që kishin arritur BE përmes Turqisë. Në këmbim, blloku u zotua për të përshpejtuar liberalizimin e vizave për shtetasit e Turqisë./Arbresh.info
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...