Turqia ka reaguar ashpër ndaj sulmeve ajrore izraelite në objektivat ushtarake dhe bërthamore në Iran, duke i quajtur ato “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare” dhe një “provokim të qëllimshëm për destabilizim rajonal”.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme turke kërkoi nga Izraeli të ndalojë menjëherë veprimet agresive që, sipas Ankarasë, rrezikojnë të nxisin një konflikt të ri në Lindjen e Mesme. “Fakti që sulmet ndodhin në një kohë kur negociatat për programin bërthamor iranian po intensifikohen, tregon se qeveria e Netanyahut nuk ka vullnet për zgjidhje diplomatike,” thuhet në deklaratë.
Turqia paralajmëroi se veprimet e Izraelit po rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe paqen botërore dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndërhyjnë për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, raporton Anadolu.
Në maj, Stambolli kishte pritur negociata për çështjen bërthamore mes Iranit dhe fuqive evropiane, duke u pozicionuar si një ndërmjetës i mundshëm në dialogun diplomatik./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë