Ministria e Jashtme e Turqisë publikoi një deklaratë duke denoncuar një sulm nga mbështetësit e grupit terrorist PKK ndaj pjesëmarrësve turq të një festivali për fëmijë në Bazel të Zvicrës.
“Dënojmë fuqishëm sulmin nga mbështetësit e organizatës terroriste në Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve të 23 prillit”, thuhet në deklaratën me shkrim të ministrisë.
Duke theksuar se grupi terrorist dhe mbështetësit e tij e degraduan veten deri në atë masë sa të synonin një festival të fëmijëve në zemër të Evropës, ministria tha se incidenti i fundit ishte një dëshmi tjetër e fytyrës së vërtetë të PKK-së.
“U urojmë shërim të shpejtë qytetarëve tanë të plagosur në mes të sulmit dhe presim që autorët e këtij akti të urryer të sillen menjëherë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në deklaratë.
Sipas pjesëmarrësve të intervistuar të ngjarjes, një grup prej 30 mbështetësish të PKK-së fillimisht sulmuan verbalisht familjet turke që merrnin pjesë në festival dhe më pas hodhën gardhin e hekurit që rrethonte zonën e festimit ndaj tyre, duke lënë të paktën gjashtë të plagosur, të cilët u dërguan në spital.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së. /AA/
I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi